Haxhi Shejkh Vullnet MERJA

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!
Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!
(Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!)
Të shumtë janë personalitet që kanë shkruar për imam Hysejnin (paqja qoftë mbi të!) dhe për kryengritjen e tij, qofshin myslimanë apo jomyslimanë. Në të gjitha shkrimet e tyre ata tregojnë se kryengritja e imam Hysejnit ishte kryengritje e së drejtës kundër të padrejtës dhe e sinqeritetit kundër hipokrizisë, e lirisë kundër skllavërimit, e krenarisë kundër poshtërimit. Ndër ata personalitete dhe mendimtarë është edhe Lideri Suprem i Republikës Islamike të Iranit, Sejjid Ali Khamenei (Allahu ia shtoftë jetëgjatësinë!). Në çdo tubim që ka marrë pjesë, Ajatullah Khamenei ka theksuar se tubimet në muajin Muharrem duhet ta sqarojnë ashtu siç e meriton kryengritjen e imam Hysejnit, larg legjendave, traditave dhe zakoneve fyese dhe ofenduese të qëllimit madhor të kësaj kryengritjeje. Ai ka thënë: Goditja e vetes me shpatë apo me mjete të tjera nuk është prej dukurive të njohura të hidhërimit e të ngushëllimit. Ai nuk njihet as në kohën e imamëve (paqja qoftë mbi ta!)e as në kohën pas tyre. atë nuk e kanë miratuar të pamëkatëshmit (imamët), qoftë në formë të veçantë apo në formë të përgjithshme. Në këto kohë kjo vepër është fyerje dhe diskriminim për medhhebin dhe nuk lejohet të veprohet. Në këto pak rreshta jemi përpjekur të sjellim disa mendime të Liderit Suprem, Sejjid Ali Khamenei rreth Ashurasë dhe revolucionit të imam Hysejnit (paqja qoftë mbi të!).
Imam Ali Khamenei thotë: Ashuraja është moto që përçon te njeriu entuziazëm, lëvizje dhe zhvillim mendor. Ajo nuk është parrullë boshe.
Dhe: Ceremonia e përkujtimit të Ashurasë përmban ide, planifikim, qëllim, larpamësi dhe njohje.
Dhe: Vërtet, ajo që ndodhi më dhjetë Muharrem është e rrallë në historinë e njerëzimit. Njerëzia as nuk ka parë e as nuk ka për të parë ndodhi të tillë gjatë gjithë jetës së saj.
Dhe: Ndodhia e Ashurasë është ndodhi hyjnore edhe pse është e përzierë me luftë, vrasje, martirizim dhe gjakderdhje.
Dhe: Mësimet e nxjerra nga Ashuraja nuk janë mësime të posaçme për një periudhë kohe të caktuar, por ato janë mësime gjalla e të përjetshme.
Dhe: Ashuraja na mëson se vigjilenca është e domosdoshme për njeriun në mbrojtje të fesë së tij. Ashuraja na mëson se ballafaqimi me armikun është i mundshëm edhe pse ai zotëron fuqi të dukshme siç ishte ushtria emevite. Dhe: Lind pyetja: Çfarë dobie fitohet nga ripërtëritja e kujtimit të Ashurasë dhe nga organizimi i tubimeve për imam Hysejnin?
Përgjigja është: Ashuraja është një mirësi e madhe. Ajo lidh zemrat drejtpërsëdrejti me Allahun dhe forcon besimin në gajbin (të padukshmen). Për gjatë historisë, Ashuraja i ka bërë udhëheqësit e padrejtë dhe tiranë që të dridhen nga frika prej saj dhe prej vendvarrimit të imam Hysejnit (alejhi selam). Kjo frikë ka filluar që në kohën e Beni Umeje-es dhe vazhdon edhe sot. Dhe: Qëllimi që përmban revolucioni i imam Hysejnit (paqja qoftë mbi të!) është qëndrimi përballë padrejtësisë dhe tiranisë. Për këtë qëllim të shenjtë imam Hysejni duroi format më të ashpra të xhihadit dhe të konfliktit me armiqtë e Allahut. Dhe: Përmendja e Ashurasë nuk do të thotë vetëm përmendje e disa kujtimeve dhe ndodhive që kanë ndodhur në të. Ashuraja është sqaruese e një ngjarjeje shumëdimensionale që ka lënë gjurmë shumë të thella dhe ndikim mjaft të madh në jetën e ummetit islam gjatë gjithë historisë. Dhe: Ashuraja nuk është vetëm ndodhi historike. Ajo është kulturë dhe lëvizje e vazhdueshme. Është shembulli i përjetshëm për ummetin islam, sepse revolucioni i imam Hysejnit (paqja qoftë mbi të!) përbëhet nga: Logjika, intelekti, nga optimizmi nxitës për krenari dhe dhembshuria. Dhe: Ashuraja është mësim për sakrificën, besimin, besnikërinë dhe trimërinë. Ajo është mësim për të vepruar për hir të Allahut. Është mësim për dashurinë dhe përmallimin.
Dhe: Nëse dëshirojmë të përmendim dy ose tre cilësi të dalluara nga mesi i të gjitha atyre cilësive të imam Huseinit, mund themi se “sinqeriteti” është njëra prej tyre, që nënkupton respektimin e përgjegjësive hyjnore duke mos implikuar në to interesat personale dhe as motivet materiale. Imam Husenit (paqja qoftë mbi të!) dhe ndodhia e Kerbelasë janë ndër ato ndodhi historike ku nuk ka vend egoizmi dhe mungesa e sinqeritetit. Prandaj, kjo vepër ka mbetur e paharrueshme deri më sot dhe do të mbetet përgjithmonë. Dhe: Ashuraja është fushëbeteja e mësimeve madhështore. Çdo njeri duhet të mendojë në këtë ditë se në cilën anë ndodhet. A është në anën e drejtësisë dhe të drejtëve apo në anën e padrejtësisë dhe të padrejtëve? Dhe: Zonja e madhe Zejneb (paqja qoftë mbi të!) është shembull i lartë në histori. Kjo tregon rolin e madh të femrës në çështjet madhore të Islamit. Thuhet se gjaku triumfoi ndaj shpatës në Qerbela. Vërtet, ai triumfoi. Faktori kryesor i këtij triumfi ishte zonja e madhe Zejneb, e bija e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!). Dhe: Pamja e jashtme të tregonte se drita e Ehli Bejtit në shkretirën e Kerbelasë do të shuhej. Mirëpo, besimi në Allahun bëri të mundur që fjala e drejtë e Imam Huseinit (paqja qoftë mbi të!) që bazohej në realitet të dilte fitimtare. Dhe: Husein ibn Ali (paqja qoftë mbi të!) shkëlqen si diell në mesin e të shenjtëve. Merrni për shembull profetët, të dashurit, e të afërmit e Zotit, imamët e pastër dhe dëshmorët, se ata janë si hëna dhe yjet. Imam Huseini (paqja qoftë mbi të!) shkëlqen si dielli në mesin e tyre. Husein ibn Ali (paqja qoftë mbi të!) është shembulli më i mirë për të gjithë njerëzimin, sepse në personalitetin e tij nuk ekziston egoizmi, interesi personal, fisnor apo të ndonjë grupi të veçantë.” Dhe: Të dashurit e mi. Flamuri i së drejtës nuk qëndron në një rresht me të padrejtën dhe nuk e pranon kontekstin e saj. Kjo është ajo që ka thënë qartë imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!): "I largët është prej nesh poshtërimi. Imam Khamenei, në një krahasim përmbledhës mes zonjës Zejneb el Kubra dhe mes bashkëshortes së Faraonit, Asija, nxjerr në pah madhështinë e zonjën Zejneb (paqja qoftë mbi të!). Ai thotë: “Bashkëshortja e Faraonit në kohën që ishte nën presionin e torturave faraonite tha: “O Zoti im! Më ndërto mua një shtëpi tek Ti në Xhennet dhe më shpëto prej Faraonit dhe veprës së tij.” Në realitet ajo (Asija) kërkoi vdekjen dhe largimin nga kjo jetë. Ndërsa zonja Zejneb (paqja qoftë mbi të!) në Ditën e Ashurasë i pa me sytë e saj të gjithë të dashurit e vet të thereshin e të martirizoheshin. E pa me sytë e saj sulmin e armiqëve dhe poshtërimin e tyre ndaj gjenezës së profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mi të dhe mbifamiljen e tij!). Me gjithë këto fatkeqësi, ajo kurrë nuk tha: “O Zot më shpëto”. Por ajo tha: O Zoti im! Pranoje prej nesh këtë kurban (flijim).” Dhe: Qëllimi i Revolucionit të Hysejnit (paqja qoftë mbi të!) ishte për të kryer një detyrë të madhe që ishte rikthimi i Islamit dhe i shoqërisë islame në rrugën e drejtë. Kjo është vërtetësi madhështore e urdhërimit në të mirë dhe e ndalimit nga e keqja. Dhe: Imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!) nuk ka nevojë për këmishë të zezë, apo parrulla të përsëritura, apo thjesht prani në tubime. Imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!) dëshiron një brez të vetëdijshëm që e kupton lidhjen me Allahun dhe e kupton se thirrja në rrugën e Tij është më parësorja. Dhe: Sigurisht, ajo që ndodhi me dhjetë Muharrem është e rrallë në historinë e njerëzimit. Njerëzia as nuk ka parë e as nuk ka për të parë ndodhi të tillë gjatë gjithë jetës së saj.
Dhe: Mësimet e nxjerra nga Ashuraja nuk janë mësime të posaçme për një periudhë kohore, por ato janë mësime të gjalla e të përjetshme.
Dhe: Ndodhia e Ashurasë na mëson se duhet të sakrifikojmë për fenë e pastër islame dhe për përhapjen e mesazheve të Kur’anit.
Dhe: Ashuraja na mëson se të gjithë njerëzit, pa dallim feje, gjuhe e kombësie, meshkuj, femra, të rinj e të moshuar, duhet ta kundërshtojnë me gjithë fuqitë e tyre të keqen dhe të padrejtën në çdo kohë dhe në çdo ved. Dhe: Jezidi, prijësi i padrejtësisë, i shtrembërimit dhe i humbjes, në vend të udhëzimit dhe edukimit të njerëzve në rrugën e drejtë, kërkonte ta detyronte imam Hyseinin (paqja qoftë mbi të!) që t'i jepte besën atij të padrejti e të pohonte sundimin e atij tirani. Pikërisht për këtë arsye ka filluar edhe kryengritja e imam Hyseinit (paqja qoftë mbi të!). Dhe: Shiheni Islamin sot. Ai është i gjallë dhe i fortë. E gjitha kjo nga bereqeti i ndodhisë së Kerbelasë dhe martirizimit të imam Hysejnit (paqja qoftë mbi të!)
Dhe: Prej veçantive të shoqërisë shiite është se ata posedojnë përmendjen e Ashurasë dhe ndodhinë e dhimbshme të Kerbelasë.
Dhe: Nëse do të thellohemi në ndodhinë e Kerbelasë që nga momenti kur Abu Abdullahu, imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!) doli nga Medina për në Mekë e deri sa u martirizua, do të thonim se njeriu mund të nxjerrë njëqind mësime të rëndësishëm nga kjo lëvizje, e cila zgjati vetëm disa muaj. Nuk po them mijëra mësime edhe pse mund të thuhet. Çdo shenjë treguese e atij imami madhështor konsiderohet mësim. Kur themi njëqind mësime kemi për qëllim njëqind kapituj dhe çdo kapitull është mësim për ymetin, për historinë, për vatanin, për edukimin e shpirtit, për admistrimin e shoqërisë dhe për t’u afruar te Allahu. Dhe: Tubimet e vajtimit që janë organizuar deri në ditët e sotme duhet të vazhdojnë përherë, sepse këto lëvizin ndjenjën e dhembshurisë e të dashurisë me anë të të cilave mund të kuptohen shumë të vërteta të cilat vështirë të kuptohen jashtë kornizave të kësaj gjendjeje. Dhe: Duhet që emri Hysejn (paqja qoftë mbi të!) të qëndrojë i gjallë. Po ashtu edhe përmendja e Kerbelasë duhet të mbetet e gjallë.
O Allahu Ynë! Na bëj prej atyre që e njohin të vërtetën dhe e ndjekin atë! Na mundëso të jemi në rrugën e të dashurve të Tu në këtë jetë dhe na bashko me ata në Jetën Tjetër!