A picture

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit

Cilido që kërkon të përcjellë një mesazh, është detyrë që ta kuptojë sa më mirë atë dhe të ndiejë përgjegjësi në drejtim të tij. Predikues i suksesshëm është ai, i cili e paraqet pamjen e vërtetë të atij mesazhi të cilin e predikon. Është e domosdoshme që ky predikues ta kristalizojë këtë mesazh në personalitetin e tij, siç vepruan profetët e mëdhenj, ku secili prej tyre ishte pasqyrë e gjallë dhe lëvizëse për mesazhin që përçonte.


Kjo faqe e internetit i përket shoqatës kulturore dhe fetare "FLLADI", e cila është themeluar në vitin 2005.

Qëllimi kryesor i kësaj faqeje është paraqitja dhe njohja e Ehli Bejtit të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) te besimtarët myslimanë shqipfolës.

Që nga themelimi e deri në këto ditë, kjo shoqatë ka kryer disa veprimtari, kryesisht botimi i disa literaturave, të cilat do t'i gjeni në këtë faqe interneti. Ndër veprimtaritë e tjera është edhe programi i drejtpërdrejtë në valët e Radios Nacional, i cili transmetohet çdo ditë të enjte nga ora 18:00 deri në orën 19:30.
Jeni të mirëpritur në faqen tonë.