Përktheu nga Persishtja: Elizabeta FEZA
Një numër studiuesish elitë të Ehli Sunetit kanë qenë në gjendje të thyejnë zinxhirët e tyre dhe të kapërcejnë pengesat mbytëse të propagandës dhe t’i bashkëngjiten medh’hebit Shiit – Një medh’heb ky me histori dhe kulturë të veçantë. Ata iu bashkëngjiten këtij medh’hebi duke vëzhguar legjitimitetin e tij. Me largimin e reve të zeza, ata e shpallën veten ndjekës dhe predikues të shkollës së Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!).
Kjo ngjarje përfshin mijëra intelektualë dhe shkrimtarë të vjetër dhe bashkëkohorë. Në pamundësi për t’i cituar të gjithë emrat e tyre, ne do të na mjaftojnë vetëm disa shembuj:
1. Al’lama Shejh Mohamed Marai, Amin Antaki
Diplomuar në Universitetin “Al-Azhar”. Ai mbante postin e gjykatësit në Alepo. Ai kishte një pozicion shkencor dhe shoqëror. Zoti i Madhëruar e udhëzoi atë që të ndiqte shkrimet e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi të!). Ai ka një libër të quajtur “Li ma dha Akhteret Medh’hebul Shiiah” (Përse zgjodha medh’hebin shiia), i cili është botuar dhe mijëra njerëz nga Alepo e kanë lexuar dhe i janë bashkuar këtij dijetari. Shkaqet që e çuan në respektimin e medh’hebit të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) ishin:
Para së gjithash, vura re se shkenca në medh’hebin shiia është e veçantë.
Së dyti, me argumente dhe arsyetime të forta e bindëse, të cilat janë si dielli i ndritshëm në mes të ditës, u vërtetua legjitimiteti i medh’hebit të Ehli-Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe se ky medh’heb është i njëjtë me atë të cilën shiitët e kanë marrë nga Ehli-Bejti (Paqja qoftë mbi të!), dhe Ehli-Bejti (Paqja qoftë mbi të!) e ka marrë nga i Dërguari i Zotit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij të nderuar!) dhe i Dërguari e ka marrë atë nga Zoti i Madhëruar.
Së treti, zbulesa ka zbritur në shtëpinë e tyre, dhe banuesit e shtëpisë e dinë më mirë se të tjerët se çfarë ka në shtëpi. Ndaj, një njeri i vëmendshëm dhe me arsye nuk i braktis argumentet që vijnë nga Ehli-Bejti (Paqja qoftë mbi të!).
Së katërti, ka shumë ajete në Kur’anin e Shenjtë që ftojnë në vilajet dhe merxheijet (autoritetin fetar) të tyre.
Së pesti, janë transmetuar shumë transmetime nga Profeti i nderuar (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) që na ftojnë në vilajetin e Ehli-Bejtit (Paqja qoftë mbi të!), shumë prej të cilave i kam përmendur në librin e “El Shietu ve Huxhexhuhum fi Teshejuh”.
2. Al’lama Shejh Ahmed Amin Antaki
Ai është vëllai i Shejh Muhamed Aminit, i cili, pasi studioi librin e referencave nga Sejjid Sharaf al-Din Ameli dhe mendoi për përmbajtjen e tij, ka vendosur të largohet nga medh’hebi i tij dhe t’i bashkëngjitet medh’hebit shiit. “Arsyeja që zgjodha shiizmin si medh’heb janë fjalët e Profetit të nderuar, fjalë të cilat i pranojnë të gjithë medh’hebet e ato janë: ‘…çështja e Ehli Bejtit tim është sikurse varka e Profetit Nuh (Paqja qoftë mbi të!) – kush hipi mbi të, u shpëtua, e ata që nuk hipën, u mbytën.’ E njëjta gjë është edhe me Ehli Bejtin”.
Ai thotë, gjithashtu: “Duke u mbështetur në medh’hebin Xhaferi, ndërgjegjja dhe paqja e brendshme u qetësuan – medh’hebi, që në fakt është medh’hebi i Shtëpisë së Profetësisë (Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ta deri në Ditën e Gjykimit!). Sipas mendimit tim, unë kam shpëtuar nga ndëshkimi i Zotit të Madhëruar duke pranuar kujdestarinë e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), sepse shpëtimi është vetëm me kujdestarinë e tyre”.
3. Dr. Mohammad Tixhani Samavij:
Ai lindi në Tunizi. Dhe pasi kaloi fëmijërinë, ai udhëtoi në vendet perëndimore për të përfituar nga dija e personaliteteve të ndryshme shkencore. Në Egjipt, studiuesit e Al Az’hrit i kërkuan që të qëndronte atje dhe të përfitonte nga studiuesit e Al Az’har me njohuritë e tij të mëdha, por ai nuk pranoi të qëndronte dhe udhëtoi në Irak, ku u takua me dijetarët shiit, ku dhe pranoi medh’hebin shiit. Dhe tani ai njihet në botë si një predikues shiit dhe ka shkruar libra në mbrojtje të këtij medh’hebi.
“Shiitët kanë qenë të palëkundur dhe të durueshëm dhe janë mbështetur në të vërtetën”, – thotë ai në një pjesë të librit të tij, – “…dhe unë i bëj thirrje çdo studiuesi të takohet me dijetarët shiitë dhe të diskutojë me ta. Sigurisht, ata të cilët do të ulen në një tryezë me këta dijetarë, me padyshim që do të zgjedhin medh’hebin shiit. Unë e falënderoj Zotin që më udhëzoi në këtë medh’heb. Nëse nuk do më udhëzonte Allahu, unë kurrë nuk do isha në këtë medh’heb. I Falënderuar qoftë Zoti që më udhëzoi në këtë medh’heb shpëtimtar – medh’heb për të cilin unë kam punuar shumë për një kohë të gjatë. Nuk kam dyshim se kushdo që i bashkohet vilajetit të Aliut dhe familjes së tij është ngjitur në një litar të fortë që nuk mund të prishet. Ekzistojnë shumë transmetime të Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) mbi këtë temë, për të cilat kanë rënë dakord shumë nga myslimanët. Vetëm mençuria është udhëzuesi më i mirë për kërkuesin e së vërtetës.
Pasi përmend hadithin e ‘Bab el Medinetul ilm”, ai thotë: “Pse nuk e ndiqni Aliun (Paqja qoftë mbi të!) në çështjet e fesë dhe botës tuaj, nëse besoni se ai është porta e qytetit të dijes? Pse e braktisët qëllimisht atë dhe ndoqët Ebu Hanifen, Malik al Shafi’i dhe Ahmed ibn Hanbel Ibn Tejmijen, ata që kurrë nuk e arrijnë atë në dije, praktikë, hir dhe nder? Më pas, u drejtohet Synnitëve dhe thotë: “O populli im dhe fisi im! Ju ftoj të diskutoni për të drejtën dhe braktisjen e paragjykimeve; ne jemi viktimat e Umajadëve dhe Abasidëve, ne jemi viktima të historisë së zezë. Ne jemi viktimat e ngecjes dhe petrifikimit intelektual që e kaluara na ka zhdukur.
Ai ka shkruar libra në mbrojtje të Shiizmit, disa prej të cilave janë si më poshtë: “Thume Ehtedejet”, “Liekune Me’ah Sadikin”, Fe As Alu Ahlel Dhikr”, El shiieh hum Ehlel Synih”, Etekuva Allah ve ja Keumuna Axhibu Daii Allah”.
4. Autori bashkëkohor, Saeb Abd al Hamid
Ai është një irakian që udhëtoi në Iran dhe bëri shumë hulumtime, e me ndihmën e Zotit, zgjodhi Shiizmin. Ai shkruan në një pjesë të librit të tij: “Unë e rrëfej veten time se nëse mëshira e Zotit dhe suksesi i Tij nuk do të më kishin përfshirë mua, shpirti im me siguri do të kishte humbur. Por Zoti më ndihmoi. Pasi miqtë e mi morën vesh për këtë situatë, të gjithë më braktisën dhe më përndoqën. Njëri prej tyre, i cili ishte më i mençuri, më tha: “A e dini se çfarë keni bërë?” Unë thashë: Po, unë u mbështeta në medh’hebin e Imam Xhafer Sadikut, djalit të Muhamed Bakirit, djalit të Zejnyl Abidinit, djalit të Hysejnit, xhenetliut. Ai tha: “Pse na braktise kështu, a e dini se njerëzit do flasin për ne?” Unë thashë: Unë them atë që i Dërguari i Zotit ka thënë: “Unë do të lë në mesin tuaj dy gjëra, për të cilat, nuk do të gabosh nëse mbështetesh në to: Librin e Zotit dhe familjen time. Në një hadith të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!) në lidhje me Ehli Bejtin e tij, ai thotë: “Ehli Bejti është anija e shpëtimit. Ai që ngjitet në këtë anije është i shpëtuar.
5. Profesor Abdul Mun’am Hasan
Ai është gjithashtu, një nga ata që pas shumë studimeve kuptoi të vërtetën e Shiizmit. Ai braktisi medh’hebin Syni dhe iu bashkëngjit medh’hebit të Shiizmit. Ai është një nga ata që haptas pa frikë nga askush e ka pranuar Shiizmin dhe fton njerëzit e Egjiptit në atë medh’heb.
Në një pjesë të librit të tij “Al Khud’ah, Rahlati minel Sunnah ila Shi’a” shkruan: “Për një kohë, kur isha Synni, i ftova njerëzit në arsyetim, por nuk gjeta vend midis njerëzve të mi. Dëgjova shpifje dhe thashetheme kundër meje nga të gjitha anët… e dija shumë mirë që mospërdorimi i arsyes do të thoshte shkrirja e paraardhësve dhe si rezultat njeriu do të jetë pa asnjë personalitet për t’i sqaruar të vërtetën atij… Unë kurrë nuk jap mendim pa hulumtuar me kujdes dhe vëmendje. Arsyetimi im është faktori kryesor dhe prirja ime drejt shiizmit dhe linjës së Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!).”
6. Profesor Mutasem Seyed Ahmad Sudani
Ai, pas shumë studimeve në histori dhe hadith, zbuloi të vërtetën dhe iu bashkua medh’hebit të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) dhe zgjodhi Shiizmin duke braktisur medh’hebin e tij të mëparshëm. Në përshkrimin dhe emërtimin e librit të tij, “Bi nur Fatimeh ihtedejtu”, ai thotë: … dhe është zgjimi dhe Fatimeja (Paqja qoftë mbi të!); është parimi i dritës. “E ndjej atë dritë vazhdimisht në mua”.
Ai, gjithashtu, thotë për teorinë e drejtësisë së sahabëve: “Drejtësia e sahabëve është një teori që Synitët trilluan kundër pagabueshmërisë së Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), dhe sa është ndryshimi midis të dyve…. Pabesueshmëria e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) është një e vërtetë kur’anore dhe Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!), gjithashtu, e thekson atë. Por teoria e drejtësisë së sahabëve është në kundërshtim me Kur’anin e Shenjtë. Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!) ka deklaruar të kundërtën, por vetë sahabët kanë deklaruar herazi që ishin në kundërshtim me të, që në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).”
Ai, gjithashtu thotë: “Unë gjej dhe ndiej diçka në veten time, të cilën nuk mund ta përshkruaj. Por interpretimi i fundit që mund të kem prej tij është se: çdo ditë e ndiej se e kam gjetur më afër Zotin e Madhëruar, kur i përmbahem vilajetit të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!). Sa më shumë të meditoj për fjalët e tyre, njohuria dhe besimi im për fenë më shumë rritet. Unë besoj se nëse nuk do të ishte për Shiizmin, nuk do të kishte Islam. Dhe sa herë që përpiqem të zbatoj mësimet e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), unë ndiej gëzimin e besimit dhe butësinë e sigurisë. Kur recitoj lutjet e bekuara që kanë ardhur prej Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), të cilat nuk gjenden në asnjë fe apo medh’heb tjetër, shoh ëmbëlsinë e lutjeve të Zotit …”
7. Avokati i famshëm egjiptian, Demerdash Ekali
Ai është një nga figurat më të shquara të Egjiptit në profesionin juridik. Kur hulumton një çështje juridiksionale dhe bën krahasimin e mendimeve për atë çështje, ai gjen juridiksionin shiia Imami dhe konkluzione më të forta se tek medh’hebet e tjera juridike. Atij i ndodhi një ngjarje e habitshme, që u bë shkak që ai të përqafojë medh’hebin Shiit. Kur një grup i pelegrinëve iranianë hynë në Arabinë Saudite, ata mbanin me vehte edhe një sasi librash që ishin fetarë. Po në hyrje librat iu konfiskuan sepse ishin të medh’hebit shiit. Gjatë mbretërimit të Shahut, ambasadori iranian diskutoi çështjen me Mbretin Faisal. Ai gjithashtu i shkroi Ministrisë së Brendshme Saudite për të shpjeguar situatën. Ministri i brendshëm urdhëron që të gjithë librat të shqyrtohen nga dikush dhe nëse nuk do përbënin problem, t’u ktheheshin pelegrinëve. Në atë kohë, “Damardash Akali” po jetonte në Hixhaz, dhe atij iu kërkua që të rishikonte këto libra dhe më në fund të jepte mendimin e tij juridik. Duke lexuar këto libra, ai e kupton legjitimitetin e Shiizmit dhe që nga ai moment, ai ndryshon medh’heb dhe bashkëngjitet në rrugën e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi të!).
8. Alameh Dr. Mohammad Hassan Shahate
Ai është gjithashtu një ish-profesor universiteti i Al Az’har. Pas shumë studimeve në lidhje me legjitimitetin e sektit të suksesit të Shia Imami, dhe në një udhëtim në Iran në fjalën e tij për njerëzit e Ahvazit, tha:
“Dashuria e Imam Hysejnit më udhëhoqi të heq dorë nga të gjitha mundësitë që kisha.” Dhe në një pjesë tjetër të fjalës së tij, ai thotë: “Nëse më pyesin: A mund të gjendet imam Hysejni (Paqja qoftë mbi të!) në Lindje apo në Perëndim?” “Unë do të përgjigjem që Imami mund të shihet në zemrën time, dhe Zoti më dha mundësinë që të t’i bashkohem vërtetësisë së Imam Hysejnit (Paqja qoftë mbi të!)“.
“Unë kam qenë i magjepsur nga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) për 50 vjet dhe kam parë për vite me radhë në vetvete një gjendje, e cila më bashkon me Imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!)“.
9. Studiuesi palestinez Shejh Muhamed Abd al-Al
Ai, pas një periudhe të gjatë hulumtimi në medh’hebin shiit, e kuptoi legjitimitetin e këtij medh’hebi, dhe ndoqi Ehli Bejtin (Paqja qoftë mbi të!). “Një nga librat më të rëndësishëm që lexova ishte libri i referencave “El Muraxheat”, i cili nuk shtoi asgjë në besimin tim, por vetëm më shtoi dijen time”, tha ai në një intervistë. Ajo çka më çoi drejt këtij medh’hebi, ishte kur një ditë isha ulur në trotuar përpara një prej dyqaneve të të afërmve të mi, ishte një dyqan i vogël. E kisha shumë afër dyqanin, saqë dëgjohej zëri i pronarit, ku i thoshte nipit që të qëndronte në dyqan, sepse i duhej të falte namazin e mbasdites. Në këtë moment hyra në mendime dhe thashë me vete: kur një person i thjeshtë si ky dyqanxhi nuk e lë vetëm dyqanin e tij sa për të falur namazin, si të jetë e mundur që Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) do të linte kombin pa një imam dhe pasardhës?! Betohem për Zotin, se nuk do të jetë kurrë kështu.
Kur e pyetën nëse po ndihej i frikësuar dhe i vetmuar në shtetin dhe qytetin libanez të mërgimit, ai u përgjigj duke thënë: “Megjithëse efektet dhe vetmia është e madhe dhe thyerëse, ato nuk kanë asnjë efekt mbi mua dhe unë kurrë nuk do t’i ndiej ato”. Në zemrën time unë kam memorizuar fjalët e Amir al-Mu’minin, i cili tha: “O njerëz, kurrë mos kini frikë nga rruga e së vërtetës!”.
“Njerëzit do t’i drejtohen natyrshëm Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), sepse vetë feja vjen natyrshëm, por çfarë mund të bëjmë kur këtë natyrshmëri e vendosin qeveritarët nën çizmet e qeverive”, – tha ai.
Ai gjithashtu thotë: “Kushdo që bën tavaf rreth Qabes – me vetëdije apo pavetdije, qoftë i detyruar, qoftë me vullnetin e tij, apo qoftë prej të ndërmjetëmve – në të vërtetë, ai po bën tavaf rreth vilajetit, sepse Qabja është manifestimi dhe pasardhësit e saj janë thelbi, e çdokush që kthehet dhe reflekton në të vërtetë, tavafin e bën rreth thelbit.
10. Udhëheqësi palestinez, Muhamed Shehadeh
Ai është një person, i cili ndërsa vuante dënimin në burgjet izraelite, mësoi për legjitimitetin e Shiizmit përmes diskutimeve të tij të shumta me shiitët libanezë në burgjet izraelite, dhe kështu zgjodhi shiizmin dhe medh’hebin e Ehli-Bejtit (Paqja qoftë mbi të!). Në një intervistë të dhënë ai deklaroi se : “ Palestina e ka kthimin tek Muhammedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe tek Aliu (Paqja qoftë mbi të!)”. Unë i ftoj njerëzit e lirë që të ndjekin Imamin dhe paraardhësin e lirë imam Hysejnin (Paqja qoftë mbi të!). Po ashtu, shton se ndien keqardhje të madhe sa i përket shtypjes që i është bërë Imam Aliut dhe Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi të!). Ali ibn abi Talibi, në të vërtetë, qe i shtypur dhe kjo shtypje që iu bë Aliut (Paqja qoftë mbi të!) ndikoi shumë në ndjenjat e mia. Sa herë që rritet shtypja e okupimit në Palestinë, aq më shumë e vërej paditurinë që kam patur rreth shiiave. Injoranca ime ndaj shiizmit ishte arsyeja pse unë mbeta një Synit në të kaluarën. Dhe shpresoj se nuk jam i fundit që them: “Atëherë ma jep…”. Pastaj u udhëzova. “Referenca ime ndaj Shiizmit nuk ka asnjë lidhje me çështjen politike që na rrethon. Ashtu si pjesa tjetër e myslimanëve, unë ndiej krenarinë dhe fitoren e rezistencës në jug të Libanit, i cili u krijua kryesisht nga Hezbollah. Por kjo nuk do të thotë që faktori kryesor në hyrjen time në Shiizëm ishte çështje politike. Mënyra e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!) është mënyra e së vërtetës, së cilës i jam mbështetur. “Shiizmi im është ideologjik, jo politik”. “Është shumë herët për mua që të përpiqem të përhap medh’hebin Imami në Palestinë, e i lutem Zotit të më ndihmojë në këtë.”
“Unë këshilloj burrat e lirë të botës, veçanërisht myslimanët, me medh’hebe të ndryshme që të ndjekin kryengritjen e Hysejnit (Paqja qoftë mbi të!) dhe lëvizjen e tij kundër shtypjes, dhe kurrë të mos heshtin për shtypjen.
Në konferencat dhe takimet që zhvillohen në Palestinë dhe unë jam i ftuar të mbaj një fjalim, në prani të mijëra njerëzve, i vendosa të gjitha fjalët dhe fjalimet e mia në boshtin e situatës dhe sjelljes së Ehli Bejtit të Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). “Fjalët kanë kontribuar shumë në ndryshimin e situatës në shoqërinë palestineze në lidhje me Ehli Bejtin (Paqja qoftë mbi ta!) dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë derisa njerëzit t’i vlerësojnë ata dhe, duke i ndjekur ata, të arrijnë fitoren me lejen e Zotit”.
Kur kreu i lartë i dijetarve në Egjipt e sulmoi në mënyrë të qartë për përhapjen e shiizmit dhe mbrojtjen e tij, ai u përgjigj: “Unë vetëm them: ‘O Zot, udhëzoje popullin tim, sepse ata nuk dinë …’”.
11. Mjeku palestinez Asad Vahid Kasim
Pas shumë studimeve mbi Shiizmin, ai zgjodhi Shiizmin dhe u përpoq të provojë legjitimitetin e tij dhe përhapjen e Shiizmit në mënyra të ndryshme, dhe në këtë mënyrë ai bëri përpjekje të mëdha. “Unë mendoj se Shiizmi është i njëjtë me Islamin, dhe Islami është i njëjtë me Shiizmin,” tha ai në një intervistë.
12. Shkrimtari sirian Seyyed Yassin Mu’ayef al-Badri
Ai ka botuar një libër të quajtur ” Ya Lejte Kaumi Yalemune”.
13. Muhaddith Xhelil al Kadr Ebu el Nadr Muhamed ibn Mes’ud ibn Ajash
I njohur si Ayashi, ai ishte një nga dijetarët e mëdhenj të dijetarëve Syni përpara se të bëhej Shiit, dhe tani ai është një nga dijetarët e mëdhenj të dijetarëve shiitë Imami.
14. Shejh Salim Bashari
Ai ishte një nga studiuesit Syni dhe Xhematit. Po ashtu, ai mori përsëri udhëheqjen e Xhameh el sheif el Az;har”. Midis tij dhe Abdul Hysejn Sherefudin, i cili është nga dijetarët shiit ka patur shumë diskutime, të cilat janë përmbledhur në një libër të quajtur, “EL Muraxheat”, këto diskutime juridike u bënë shkak që sheikh Selim të kthehet në shiia.
Në debatin e parë, ai deklaroi se nuk është një fanatik dhe tha: “Unë jam kërkuesi i vetëm i një të humburi dhe dua një të vërtetë, kështu që nëse zbulohet e vërteta, sigurisht që është më e përshtatshme të ndiqni të vërtetën.
(secili nga ne dhe ju jemi të kënaqur me atë që keni, edhe nëse votat janë të ndryshme).
Këto debate pasqyrojnë dijen, madhështinë, moralin dhe kërkimin e së vërtetës të të dy palëve, dhe në fund të debatit, Sheik Selim Bashari deklaron: “Ai na udhëzoi në fenë e tij dhe na siguroi suksese në rrugën e tij; paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Profetin dhe familjen e tij!”.
15. Shejh Mahmoud Ebu Rejah
Shkencëtari dhe autori egjiptian, i cili ka shumë libra dhe risi, duke përfshirë: Edh’ëa Alal Sunnah al-Muhamediyah dhe librin e Ebu Hurejres Shejh el-Mudhaira
16. Ahmad Hysejn Yakub
Pasi lexoi historinë e Qerbelasë, nga sytë e Ahmed Hysejnit rrodhën lotët. Tek ai u shfaq një revolucion emocional. Ky ishte dhe fillimi i kërkimit të tij intelektual dhe studimit të thelluar të librave. Ai, po ashtu, lexoi dhe analizoi burime të ndryshme njëra pas tjetrës. Përmes sjelljes së tij intelektuale dhe pranimit të së vërtetës, ai bëri një besëlidhje me Zotin e tij për të mbajtur pozicionin e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi të!) deri në momentet e fundit të jetës së tij dhe për t’i udhëhequr të tjerët drejt së vërtetës që ai kishte arritur, dhe me të vërtetë, deri në fund të kësaj besëlidhjeje, ai i mbeti besnik. Ai ka shkruar librat e sistemit politik në Islam, teorinë e drejtësisë së sahabëve dhe vijën politike të unitetit të fesë islame.
17. Autori dhe reporteri Seyed Idris Husseini
Ai është nga Maghribi i Arabis, ai ka shkruar libra mbi Shiizmin Shiit, Al-Hysejnin, Al-Khalifa, Al-Maghtasbah, etj.
18. Said Ejub
Ai është autor i librit “Akidetul Mesih Ed’ dexhal. Ai, në parathënie të librit, thotë: “Unë pashë veten duke u përpjekur të kuptoj se si ta nxjerrim të vërtetën nga nën rrënoja, në mënyrë që e vërteta të zbulohej në sy dhe mendje…”, – thotë ai në fillim të librit të tij.
Ky rrënim u krijua nga profesorë të mbuluar me vello përgjatë historisë njerëzore! Kur mora sëpatën për të hequr valvulat e gabuara, unë kisha pajisje të mjaftueshme për ta bërë këtë.
Ai ka shkruar, po ashtu, librin “Ma’alem al-Fatan” në dy vëllime.
19. Autori egjiptian Saleh Al Wardani
Ai është autor i librave: “Al Khuda’a Rahlaati Min Al-Sunnah ila shieteh harkah Ahlel Bejt (Paqja qoftë mbi të!)”, “Al shiah fi Mesrakid”, “Al Sunet ve Ekaid Al shietu Al tekarib ve tebaed”, “Al Seif Val Siaseh ve Ahla Sunah Shab Allah Al Mukhtar Defa Ani Resul”.
20. Shejh Abdullah Nasser nga Kenia
Ai ishte një nga dijetarët e mëdhenj vehabi, por më pas u kthye në shia. Ai është autor i disa librave, si: “Al Shietu vel Kuran”, “Al shiatu vel Hadith”, “Al Shiatu vel Takijah vel shiatu Imamijah”.
21. Shkrimtari egjiptian Mohammad Abdul Hafiz
Autori i librit: “Lima ma dha Ana Xhaferi”.
22. Shkencëtar, orator dhe njeri i diskutimit dhe debatit, Z. Seyyed Ali Badri
Pasi u bë shiit, ai ka bërë një shërbim të shkëlqyeshëm në përhapjen e medh’hebit të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi të!). Ai ka udhëtuar nëpër botë dhe ka pasur debate të shumta.
23. Dr. Essam Al Imad
Ai e përshkroi kthimin e tij në Shiizëm si një dhuratë qiellore dhe tha: “Unë isha duke studiuar në Arabinë Saudite tek Bin Bazi dhe isha i mendimit se pas shekujsh pata një afrimitet të sinqertë drejt imam Aliut dhe imam Hysejnit (Paqja qoftë mbi të!) dhe imamëve të tjerë të mëdhenj. Nga ana tjetër, unë kam parë kritika të forta ndaj Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) dhe imam Hysejnit (Paqja qoftë mbi të!) në kuvendet shkencore saudite dhe pashë që shtypja e Jezdit dhe e Muavijes është e justifikuar, ndërsa imamët shiitë kritikohen lehtësisht.
24. Abdul Majid Mohammad është i diplomuar në Universitetin Al Az’har në Egjipt
Lidhur me arsyen e bërjes së tij shiit, ai thotë: “Ekzistojnë disa arsye, dhe një person që kërkon të vërtetën, duhet të lexojë librat origjinalë historikë siç janë historia e Tabari, el Kamil Ibn Athir, Sharh Nahxhul Balaghah Ibn Ebi al Hadid, dhe Muhamedi Abdu’l-abdeh, të cilat u shkruan nëpërmjet të mëdhenjve të Ehli Sunetit. Përveç kësaj, ekziston një arsye shumë e thjeshtë, dhe kjo është se në gjuhën arabe thuhet: “Njerëzit në shtëpi janë më të vetëdijshëm për atë që është në shtëpi. Ndërsa pronari i shtëpisë e di më mirë se ku janë pajisjet dhe veglat. Ehli Bejti i Profetit është gjithashtu më i vetëdijshëm për çështjet dhe rregullat e fesë. Sigurisht, studiuesit e tjerë dinë gjithashtu disa çështje, por si Ehli Bejti, ata nuk kanë njohuri.
25. Mohammad Saeed Dahdouh
Ai ishte një dijetar, udhëheqës i namazit të xhumasë dhe xhemati Syni në Alepo. Pasi foli për al-Ghadirin me babanë e tij, Muhamed Bashir dhe fëmijët e tyre, dhe sipas asaj që ka deklaruar tha se prijësit e qytetit Alepo kishin pranuar hapur se ishin kthyer në Shiitë dhe ishin bërë nxitës të përhapjes së shiizmit Xhaferri.
Duhet të theksohet se legjitimiteti i Shiizmit ka bërë që shumë Synitë ta përqafojnë medh’hebin shiiah.
Ajo që u tha në këtë shkrim ishte vetëm një shembull i shkurtër.